‘Kujdes mos përgjohesh, do dëgjosh një tronditje’- dëshmia e të penduarit për Rinasin

Shqipëria

‘Kujdes mos përgjohesh, do dëgjosh një tronditje’- dëshmia e të penduarit për Rinasin

Më: 26 prill 2019 Në ora: 19:11
Alkond Bengas

Alkond Bengasi, i penduari që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer bandën e super grabitjes në Rinas në datë 9 prill ishte një person i njohur për drejtësinë, pasi policia e kishte marrë pak javë më parë në pyetje edhe në lidhje me vrasjen e avokatit të njohur në qendër të qytetit të Elbasanit Ravik Gurra.

Në dëshminë para grupit hetimor pas arrestimit për grabitjen brenda aeroportit, Alkond Bengasi sipas dokumentit te siguruar nga Top Channel, ka deklaruar se furgonin që u përdor në grabitje e ka njohur pasi e pa nga lajmet që po jepeshin në lidhje me ngjarjen. Bengasi, personi që modifikoi furgonin e grabitjes është shprehur se kontaktin e parë dhe porosinë e ka pasur me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala.

Pas marrjes në pyetje për vrasjen e avokatit, të tij dhe babait të Klement Çalës, ky i fundit i ka shkuar në shtëpi, ndërsa sipas Bengasit, i ka thënë ‘Ça ka policia me ty dhe shif mos të kanë vendos ndonjë përgjues në makinë”. Gjithashtu, Klementi i kishte thënë ‘do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë’.

Avokati Ravik Gurra u vra në datë 22 mars, ndërsa grabitja në Rinas ndodhi në datë 9 prill duke konfirmuar kështu paralajmërimin e Çalës për tronditjen e madhe. Deri tani janë arrestuar pesë persona për grabitjen, mes tyre dy autorë dhe tre bashkëpunëtorë dhe shtatë janë në kërkim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat