PD: Regjistrimi nga KQZ i “Bindjes Demokratike”, i paligjshëm

Shqipëria

PD: Regjistrimi nga KQZ i “Bindjes Demokratike”, i paligjshëm

Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:08
Partia Demokratike

Partia Demokratike e konsideroi sot të paligjshëm, regjistrimin nga KQZ të partisë “Bindja Demokratike”.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, në një deklaratë për shtyp sot tha se “KQZ vendosi të regjistrojë ‘Bindjen’ si opozite fasadë, si patericën e Ramës në zgjedhje me synimin për të zbehur mungesën e opozitës së vërtetë”.

“Vendimi i paligjshëm dhe politik i shumicës së Ramës në KQZ është një tjetër provë për opozitën se Edi Rama është armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Sot, KQZ ka vendosur të regjistrojë si parti politike në zgjedhje, një subjekt që ligjërisht nuk konsiderohet parti politike, për shkak se vendimi i regjistrimit i shkallës së parë nuk ka marrë formë të prerë”, tha Kaso.

Me këtë vendim, sipas tij, “KQZ ka rrëzuar edhe qëndrimin e vet të mëparshëm për këtë çështje, kur në një rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mos regjistrimin e subjektit në zgjedhje”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat