Arta Marku dorëzon dokumentat, kandidatja e katërt për kryeprokuror

Shqipëria

Arta Marku dorëzon dokumentat, kandidatja e katërt për kryeprokuror

Më: 29 prill 2019 Në ora: 09:54
Arta Marku

Arta Marku, me detyrë prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ka dorëzuar pranë KLP dokumentat për të kandiduar për vendin e kryeprokurorit.

Arta Marku kërkon mandat të plotë në krye të krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Kujtojmë se afati i fundit për aplikimet për kryeprokuror janë deri më datë 2 maj.

Marku është kandidatja e katërt në garën për kreun e akuzës pas regjistrimit të prokurorit të krimeve të rënda Olsian Çela, prokurores së  Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj dhe avokatit Lulzim Alushaj.

Këshillli hapi garën me 19 mars, pasi miratoi më parë rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ku përfshihet dhe procesi i rivlerësimit. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë. 

Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

Sipas Kushtetutës, e cila ju përshtat reformës në Drejtësi në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë. 

Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.

 Afati përfundimtar është 29 prilli por përshkak të pushimeve shtyhet deri më 2 maj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat