“Me standarde afrikane”-Basha: Nuk mund të ketë hapje negociatash. Samiti i Berlinit mesazh të qartë për autokratët e Ballkanit

Shqipëria

“Me standarde afrikane”-Basha: Nuk mund të ketë hapje negociatash. Samiti i Berlinit mesazh të qartë për autokratët e Ballkanit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:01
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave për shkak të standardeve që sipas tij, janë të nivelit afrikan.

“Me Edi Ramën nuk ka integrim në Evropë. Nuk mund të ketë hapje negociatash. Me këto standarde nuk mund të ishte as në Këshillin e Evropës. Këto janë standarde afrikane. Samiti i Berlinit është i qartë për të gjithë autokratët e Ballkanit, por edhe për njeriun më të korruptuar, Edi Rama, i cili sot synon të na kthejë 10 vite mbrapa duke na kthyer vizat.

Fatkeqësisht edhe në këtë qershor, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat sepse edhe në fushën e ekonomisë, edhe në fushën e shtetit të së drejtës, ka hapa mbrapa”.

Deklaratat e tij po bëhen gjatë një takimi me të rinj në zonën e Farkës, në rrethinat e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat