Rriten të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat dhe infrastrukturën

Shqipëria

Rriten të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat dhe infrastrukturën

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:08
Ilustrim

Në fund të vitit 2018, të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme regjistruan një vlerë prej rreth 5.2 miliardë lekësh, në rritje me rreth 10.6% krahasuar me vitin e mëparshëm. Të ardhurat nga kjo taksë pritet të rriten ndjeshëm në vijim, pas zbatimit të formulës së re të përllogaritjes dhe vjeljes së kësaj takse mbi vlerën e tregut dhe jo më mbi sipërfaqe. Kjo, pasi, me këtë formë të re, qytetarët dhe bizneset do të paguajnë më shumë.

Taksa e dytë e rëndësishme është ajo e ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga firmat e ndërtimit në bazë të lejeve të dhëna. Në vitin 2018 të ardhurat nga kjo taksë përfaqësuan rreth 49.9% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore dhe rreth 29.8% ndaj totalit të të ardhurave nga burimet e veta.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vijuan të rriten me ritme dyshifrore për të tretin vit radhazi. Në vitin 2018, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 7.2 miliardë lekësh, në rritje me rreth 39.4% në terma vjetorë, ose rreth 2.1 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat