Cakaj paralajmëron një tjetër valë shkarkimesh në diplomacinë shqiptare

Shqipëria

Cakaj paralajmëron një tjetër valë shkarkimesh në diplomacinë shqiptare

Më: 3 maj 2019 Në ora: 07:49
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj duket se nuk do të mjaftohet me shkarkimet e deritanishme të kryera në diplomacinë shqiptare.

I ftuar në emisionin Open, ai ka deklaruar se do të ketë një valë të tjera shkarkimesh, duke thënë se në Ministri janë emëruar mbi 33% e punonjësve jashtë sistemit. Cakaj nuk ka folur për numër konkret shkarkimesh, por shifra 33% nuk është e vogël.

Cakaj: Pa asnjë diskutim. Do të ketë shkarkime të tjera në ministri sepse janë emëruar mbi 33% të punonjësve jashtë sistemit.

-Pra Bushati nuk paska bërë punë dhe aq të mirë?

Cakaj: Jo një sekondë. Unë thash dy gjëra. Bushati ka bërë punë të pëlqyeshme dhe se unë kam vision tjerët. Ky nuk është problem i Bushatit por i ligjit.

-Po kush e bëri ligjin?

Ne kemi filluar ndryshimin e ligjit që të vendosin një kufizim objektiv sa I përket numrit të përgjithshëm jashtë sistemit në diplomacinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat