Skandal/ Tabelat greqisht në Jug, PDIU reagon ashpër: S’do rrimë duarkryq!

Shqipëria

Skandal/ Tabelat greqisht në Jug, PDIU reagon ashpër: S’do rrimë duarkryq!

Nga: Beqir Sina Më: 4 maj 2019 Në ora: 21:37
Tabelat greqisht në Jug

PDIU ka reaguar ashpër pas skandalit të fundit, emertimit të tabelave rrugore në gjuhën greke në jug të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, partia e çamëve thotë se qeveria duhet të marrë masa menjëhere në të kundërt tregon se ka gisht në këtë çështje. Po kështu i bëhet thirrje prokurorisë të nisë hetimet për të vënë para ligjit përgjegjësit.

“Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit. Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtij skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë!”, thuhet në deklaratën për mediat.

Më poshtë reagimi i plotë i PDIU-së

Vendosja e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e Dropullit përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë.

Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndan shqetësimin e sarandiotëve, delvinjotëve, konispolatëve por dhe Finiqit e Dropullit e çdo shqiptari që po sheh ditën me diell mosveprimin e turpshëm të qeverisë e prokurorisë përballë akteve të rënda kundër sovranitetit kombëtar.

Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit. Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtij skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë!

PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë!

Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht. Ndërsa vendosja e tabelave greqisht në zonat e tjera, është e palejueshme dhe duhet urgjentisht ndërhyrja e Prokurorisë dhe Qeverisë.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat