Faktorët e riskut në mosrespektimin e detyrimeve fiskale

Shqipëria

Faktorët e riskut në mosrespektimin e detyrimeve fiskale

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Administrata Tatimore po informon tatimpaguesit për faktorët e  riskut në mosrespektimin e detyrimeve fiskale.

Qytetet e mëdha dhe ato të zonave turistike si Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora, Pogradeci, Korça, etj, janë vizituar deri tani nga administrata tatimore ndërsa do të vijohet në të gjithë territorin e vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se nga konstatimet e para të grupeve të punës, rezultojnë shkelje të legjislacionit tatimor në mos lëshimin e kuponëve tatimorë, përdorimin e pajisjeve jo fiskale, mos deklarimin e punonjësve, si edhe subjekte të paregjistruar.

DPT po informohen subjektet që të korrigjojnë sjelljen e tyre në respektim të detyrimeve ligjore, ndërsa po vijon monitorimin në terren duke pritur vetëkorrigjimin nga ana e këtyre subjekteve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat