FNSH dhe Forcat operacionale në Sarandë, kontrolle në disa banesa, mbi 10 persona të shoqëruar

Shqipëria

FNSH dhe Forcat operacionale në Sarandë, kontrolle në disa banesa, mbi 10 persona të shoqëruar

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:02
Ilustrim

Operacioni i nisur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, nga Forcat operacionale, FNSH, Drejtoria e Policise Vlore, Komisariati i Policise Sarande ne bashkepunim edhe me Sherbimin Informativ Shteteror, vijon ende, ndërsa mësohet se është rrethuar një bllok banesash mbi rrugën nr.5.

Policia ka bërë të mundur hapjen me dhunë të një banesë mbi rrugën nr.5 të qytetit, por brenda saj nuk është gjetur asnjë person.

Deri më tani, numri i personave të shoqëruar në polici, si të dyshuar anëtarë të një bande kriminale të trafikut të drogës, është mbi 10 persona.

Nuk ende një njoftim zyrtar lidhur me të dhëna të tjera, apo detaje rreth këtij aksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat