Masakra në ish-Bllok/ Martinaj, i lirë me garanci pasurore. Prokuroria bën lëvizjen e radhës

Shqipëria

Masakra në ish-Bllok/ Martinaj, i lirë me garanci pasurore. Prokuroria bën lëvizjen e radhës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:53
Ervis Martinaj

Prokuroria e Tiranës apeloi dje vendimin për lirimin e Ervis Martinajt nën garancinë e 5 milionë lekëve.

Organi i Akuzës i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës paraditen e djeshme, ku kërkon kthimin në burg të Martinajt, pasi mbi të rëndojnë 7 akuza të rënda dhe situata e tij është rënduar më shumë pas hetimeve disamujore.

Kujtojmë se Prokuroria pas arrestimit ngriti disa akuza ndaj Ervis Martinajt, më konkretisht atë të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim”, mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Falsifikim të pasaportave apo letërnjoftimeve”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehje të ardhurash”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Përplasja me armë zjarri ndodhi pas një konflikti mes Martinajt dhe Ervin Matës dhe shokut të tij ish-komando, Meviol Bilo. Ky i fundit, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet edhe në bazë të dëshmive të dhëna më parë nga dëshmitarët okularë, se është personi që shkaktoi vrasjen e Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Sipas Prokurorisë, ngjarja në ishBllok erdhi si rrjedhojë e një konflikti mes Ervin Matës dhe një personi që është identifikuar si Eldi Dizdari, pasditen e 4 tetorit, pikërisht përpara lokalit “Monopol”.

Pak minuta pas këtij konflikti, brenda ambienteve të këtij lokali pati një përplasje me armë, pjesë e së cilës ishte edhe Martinaj, që mbeti i plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat