Kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, javën tjetër rrëzohet një prej tyre

Shqipëria

Kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, javën tjetër rrëzohet një prej tyre

Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:37
Foto

Brenda muajit korrik KLP do t’i dërgojë parlamentit listën me tre emrat për kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm . Pas dorëzimit të aplikimeve ka nisur puna për verifikimin e kandidaturave, ndërsa javën që vjen pritet që KLP të rrëzojë kandidaturën që nuk plotëson kriteret. 

Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe nëse cili nga ta ka më shume përparësi. 

Mësohet se nga KLP do të rendisë tre kandidatura dhe brenda javës tjetër pritet që të rrëzohet një prej aplikuesve. 

Deri tani kosiderohen si kandidatura të forta prokurorët Olsi Çela dhe Fatjona Memçaj, kjo e fundit për shkak të aftësive profesionale por edhe avokati Lulzim Alushaj. 

Ndërsa drejtuesja aktuale e prokurorisë Arta Marku ka pak gjasa të renditet në fillim të listës mëgjithëse përflitet se ka mbështetjen e disa prej anëtarëve të KLP-së. 

Pas hapjes së garës nga KLP për këtë post që ka një mandat 7-vjeçar kandiduan tre prokurorë dhe një avokat, të cilët brenda një afati 45 ditor, tre prej tyre do t’i kalojnë parlamentit në bazë të një renditjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat