Porositë e Lleshajt: Mos u relaksoni, ka përpjekje për riaktivizimin e kultivimit të drogës

Shqipëria

Porositë e Lleshajt: Mos u relaksoni, ka përpjekje për riaktivizimin e kultivimit të drogës

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:50
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj porositë të gjithë drejtuesit e policisë se duhet të kenë kujdes, pasi ka përpjekje për riaktivizimin e kultivimit të kanabisit.

Ai tha se nëse deri në 15 qershor çdo pimë e kapur është meritë e tyre, pas kësaj date, çdo gjë e kapur është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tyre.

Lleshaj: Lufta nuk është e përfunduar. Kemi patur beteja të fituara me sukses falë përkushtimit të strukturave, por kjo nuk është arsye për relaks. Kërkohet angazhim i madh, thellim i punës me qëllim që të shuhet çdo përpjekje në embrion që synon të riaktivizojë kultivimin e kësaj bime narkotike.

Agjencitë tona janë të angazhuara në një proces të madh për marrjen e informacionit që ka për qëllim të identifikojë çdo përpjekje. Dua të them që megjithë sukseset, potenciali për riaktivizim të këtij fenomeni ekziston, ndonëse në trajta embrionale.

Ka përpjekje të shkëputura në disa qarqe ku elementë të caktuar kriminal, mundohet të shfrytëzojnë mjegullën që krijohet për të zhvilluar aktivitetin kriminal

Janë marrë masa të forta për të zhvilluar një proces të madh informimi, për të zhvilluar hetime proaktive.

Nevoja për vigjilencë të shtuar është shumë prezentë. Po ashtu edhe informacioni që vjen nga qytetarët na fton për vëmendje të shtuar në këtë fushë. Duhet që sukseset që kemi pasur të thellohen. Kërkohet kontroll rigoroz i territorit.

Çdo bimë, çdo farë që kapet deri në datën 15 qershor është meritë e juaja, e drejtuesve të policisë, e drejtuesve të degëve territoriale etj. Çfarë kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësi e secilit prej jush dhe e njerëzve tuaj. 15 qershori ndan përgjegjësinë. Deri në 15 është meritë e juaja cfarë do të kapet. Pas kësaj date cfarë do që kapet është përgjegjësi e juaja e drejtpërdrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat