Nuk iu bindën policisë, kapen në Greqi dy shqiptarët e rrezikshëm

Shqipëria

Nuk iu bindën policisë, kapen në Greqi dy shqiptarët e rrezikshëm

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:29
Ilustrim

Dy shqiptarë të cilësuar të rrezikshëm,të pajisur me armë kanë pëfunduar në prangat e policisë së Athinës pas një kohe të gjatë ndjekjeje.

Dy shqiptarët të moshave 30 dhe 37 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u arrestuan në Athinë nga policia e DI.AS Group të akuzuar për vjedhje, mosbindje të policisë, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Sipas policisë greke të Athinës, dy shqiptarët që udhetonin me një makinë private në Patission Street refuzuan të ndalonin pas sinjalit të policisë për kontroll. Menjëherë pas kësaj, shqiptarët shtuan shpejtësinë duke u përpjekur për tu larguar por pa rezultat pasi u kapën nga policia.

Sipas mediave greke, Nga kontrolli u ushtruar tek 30 vjeëari shqiptar policia gjeti një armë të mbushur me fishekë si dhe një krehër me 12 fishekë, si dhe një tjetër armë, revolver me gjashtë fishekë brenda dhe krehër me 18 fishekë. Në të njëjtën kohë, nga kontrolli tek 37 vjeçari shqiptar u gjet dhe u konfiskua një sasi droge prej 5 gram kokaine si dhe një thikë.

Nga hetimi policor grek mësohet se 37-vjeçari shqiptar ka qenë person i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe vjedhje. Ndërkohë është konstatuar se makina private me të cilën u kapën shqiptarët rezultoi e vjedhur, ndërsa 30-vjeçari shqiptar nuk kishte dokumenta qëndrimi për në Greqi.Të dy shqiptarët e arrestuar u morën në Prokurorinë e Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat