Ja tre emrat që po diskutohen nga PS për Bashkinë e Selenicës

Shqipëria

Ja tre emrat që po diskutohen nga PS për Bashkinë e Selenicës

Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:47
Foto

Bashkia e Selenicës është njësia e vetme në Qarkun e Vlorës për të cilën Partia Socialiste ende nuk e ka përcaktuar kandidatin që do të kërkojë fitoren në 30 Qershor. 

Burime nga Partia Socialiste sqarojnë se tanimë diskutimet janë përqëndruar tek tre emra. Ata janë deputeti aktual i zonës Vullnet Sinaj, Simbol Pazaj dhe Pëllumb Binaj. 

Bashkia e Selenicës ka qenë një bastion i majtë por aktualisht drejtohet nga demokratët për shkak të përçarjes së të majtëve në zgjedhjet e vitit 2015. 

Orët në vazhdim pritet të përcaktojnë se me cilën kandidaturë do të garojnë socialistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat