Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat, ku foli për kandidatët e zgjedhur për zgjedhjet e 30 qershorit.
Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera, komunikimi i Ramës me gazetarët ishte mjaft i qetë dhe madje me doza humori.
Në fund të fjalës së tij, Rama vlerësoi gazetarët, duke u thënë që janë bërë shumë të mirë.
“Jeni bërë shumë të mirë, edhe unë do të bëhem shumë i mirë me ju”, u tha Rama gazetarëve pas prononcimit për mediat.