Balla: E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri?

Shqipëria

Balla: E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri?

Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën së dhunshme të opozitës para selisë së Kryeministrisë.

Balla ka publikuar një video të medias ruse, “Russia Today”, e cila ka transmetuar direkt protestën e opozitës.

Sipas Ballës, politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi dhe duan të dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE.

“E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri? RT transmeton live nga Tirana çdo herë kur disa politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe BE. Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shprehet Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat