KQZ u jep mandatin tre deputetëve të rinj nga listat PD-LSI

Shqipëria

KQZ u jep mandatin tre deputetëve të rinj nga listat PD-LSI

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:36
KQZ

Ditën e sotme kanë marrë mandatin e deputetit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tre kandidatë të rinjë.

Përkatësisht KQZ i ka dhënë mandatin Suzana Topit nga lista e LSI-së në Elbasan, ndërsa nga lista e PD-së në Tiranë, KQZ i ka dhënë mandatin Selami Janishehu dhe Besnik Troplinit.

Në qarkun e Elbasanit, Suzana Topi ka qënë e fundit kandidate nga listat e LSI-së që ka marrë mandati pasi emrat e kandidatëve të kësaj partie kanë përfunduar në këtë qark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat