Koçi: Dhuna në protestën e opozitës, e organizuar

Shqipëria

Koçi: Dhuna në protestën e opozitës, e organizuar

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:59
Petro Koçi

 “Gjuha e opozitës ndaj ambasadorëve, ndaj komunitetit ndërkombëtar ka qenë gjithmonë një gjuhë që nuk ka qenë thjesht kritike, por luftarake në shumë raste. Liderë të opozitës dhe zëdhënësa të saj në disa nivele përfshirë dhe portalet afër opozitës kanë qenë agresiv ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht ndaj ambasadorit të OSBE-së.  Për mua nënqeshja e zotit Basha për rastin e ambasadorit të OSBE-së ishte një kënaqësi, pra dhe ai ka qenë i kënaqur nga ajo që është shkruar në mur”, u shpreh zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ftuar në një studio televizive për të diskutuar mbi protestën e opozitës dhe qëndrimin ndaj ndërkombëtarëve.

“Dhuna që ushtroi opozita në protestë ka qenë një dhunë e organizuar. Goditja e policisë mund të ishte shmangur ndaj Sait Dollapit por gjithsesi nuk hyn tek ndërhyrja në mënyrë barbare siç u tha në medie. Mund të ishte shmangur në kuptimin e imazhit pasi u shfrytëzua politikisht nga Partia Demokratike për të risulmuar Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në Partinë Demokratike është thënë që sa mirë që ndodhi kapëm një imazh ta përdorim dhe t’i vërsulemi policisë. Po të mos ishin deklaratat e ndërkombëtarëve protesta e djeshme do të ishte shumë më e egër. Reagimet nga ndërkombëtarët i bënë presion të madh Partisë Demokratike dhe që të përfundonte protesta me liderin si pulë e lagur jo nga shiu por nga presioni”, shtoi Koçi.

Koçi shtoi se, “mendoj se Basha e ka frikë dialogun. Ajo që ndodhi në 2017 në gjykimin e Partisë Demokratike ka mbetur e gabuar dhe përgjegjës për këtë është konsideruar Basha. Nga ajo marrëveshje e asaj kohe pati goxha përfitime, në fushatë u shmang administrata pra pati disa zhvillime që nuk mund të krahasohen me fushatat e mëparshme zgjedhore. Problemi është te kriza brenda Partisë Demokratike që u thellua me rastin e djegieve të mandateve dhe me aksionet opozitare për të rrëzuar qeverinë me dhunë”.

“Protesta nuk voton nuk është parlament, protesta është institucion demokracie por jo vendimmarrës. Nëse projekti nuk është demokratik ajo protestë shkon në drejtimin e gabuar. Roli i ndërkombëtarëve duket që do jetë prapë i rëndësishëm pasi kanë folur qartazi për dialog në kushtet që jemi”, përfundoi zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat