Berisha citon ”Off Guardian”: Rama po e çon vendin në konflikt

Shqipëria

Berisha citon ”Off Guardian”: Rama po e çon vendin në konflikt

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:54
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për shkrimin e Dr. Ana K Scheer në Off Guardian, e cila teksa bënte një përshkrim të detajuar të gjendjes ku ndodhet Shqipëria, shtronte edhe pyetjen e mëposhtme se:

“A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?.

Sipas Berishës, ky qëndrim i autores së shkrimit të publikuar në “OFF Guardian” është një paralajmërim serioz për vendin dhe për kryeministrin Edi Rama.

“Paralajmërim tejet serioz nga Off Guardian: Dr Ana K Scheer shkruan se: “Edvini po çon vendin drejtë konfliktit civil!” sb”-shkruan Berisha në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat