Deti kthen mbeturinat, mbetjet urbane “mbulojnë” bregdetin e Shëngjinit

Shqipëria

Deti kthen mbeturinat, mbetjet urbane “mbulojnë” bregdetin e Shëngjinit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:16
Foto

Adriatiku ka kthyer në brigjet e Shëngjinit mbetjet urbane të depozituara në det nga lumi Drin. Qelq e plastikë kanë mbuluar plazhin, një fenomen që ndodh çdo herë pas reshjeve të shiut.

Kjo është situata në bregdetin e Shëngjinit pas reshjeve të fundit të shiut.

Brezi i rërës është mbuluar nga mbeturina të shumta të sjella nga dallget e detit.

Mbizotëron qelqi dhe plastika.

Kjo situatë të shoqëron në të gjithë gjatësinë e bregdetit nga Kune Vaini deri në Ranën e hedhur.

Problematika përsëritet sa herë që ka reshje shiu, ndërsa burim i ndotjes janë mbeturinat që sjell lumi Drin.

Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se do të ndëhyhet për pastrimin e vijës bregdetare dhe gjithçka do të jetë gati deri në fundin e muajit maj.

Moti i paqëndrueshëm me temperatura të ulëta nuk ka qenë aspak favorizues për turizimin në Shëngjin gjatë kësaj periudhe, duke dhënë ndikim mjaft negativ për biznesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat