Fakulteti Ekonomik i bashkohet fushatës për parandalimin e hipertensionit

Shqipëria

Fakulteti Ekonomik i bashkohet fushatës për parandalimin e hipertensionit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:09
Fakulteti Ekonomik

Muaji maji njihet ndryshe edhe si muaji i matjes së presionit arterial, pjesë e një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit.

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se sot fushata ndërgjegjësuese është shtrirë sot në fakulteti Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku studentë të shumtë u njohën me mënyrat e parandalimit dhe diagnostikimit.

Me moton “Një matje e thjeshtë shpëton jetën”, kjo fushatë ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të hipertensionit në shëndet.

Kjo fushatë e nisur në 2017 ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial, si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të tensionit të lartë në shëndet.

Gjatë vitit të parë të kësaj fushate morën pjesë rreth 100 vende nga e gjithë bota (ndër to edhe Shqipëria), duke e bërë kështu programin depistues më të madh në botë të presionit të gjakut. Analiza e të dhënave nga ky program masiv depistues lejon mbledhjen e evidencave shkencore për të ndikuar politikat shëndetësore rreth depistimit të presionit të gjakut.

Presioni i lartë i gjakut është faktori kontribues nr.1 për vdekshmërinë në mbarë botën, 10 milionë jetë humbasin çdo vit si pasojë e presionit të lartë të gjakut dhe vetëm gjysma e njerëzve që kanë presion të lartë të gjakut e dinë që vuajnë nga hipertensioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat