Selenicë, qëllohet me armë zjarri drejt banesës së një 26-vjeçari

Shqipëria

Selenicë, qëllohet me armë zjarri drejt banesës së një 26-vjeçari

Më: 21 maj 2019 Në ora: 10:44
Foto

Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 26-vjeçari në Selenicë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës.

Autorë ende të paidentidifikuar kanë qëlluar pranë shtëpisë së Xhuljo Marajt.

I riu rezulton person pa precedent penal nga policia e Vlorës. Ndërsa nga të shtënat për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia thotë se "në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë". 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat