Nusja shqiptare fillimisht e helmon vjehrren, pastaj e mbytë me duar: Arsyeja tmerruese

Shqipëria

Nusja shqiptare fillimisht e helmon vjehrren, pastaj e mbytë me duar: Arsyeja tmerruese

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:40
Vrasja e Lirije Lamit

Vrasja e Lirije Lamit nga nusja e saj tronditi mbarë opinionin publik vitin e kaluar. Marjana Cmeta helmoi me lëng portokalli e më pas e mbyti me duar vjehrrën e saj.

Krimi u zbulua nga një video e regjistruar nga hoxha ku nusja ishte rrëfyer. Prej 1 viti Marjana ndodhet në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë.

Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi ndaj Marjanës dhe ish-bashkëshorti i saj, Oltion Lami ka treguar se si e mori vesh vrasjen e nënës nga videoja e Hoxhës. Oltioni dëshmoi se nëna dhe ish-bashkëshortja kishin pasur konflikte dhe për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia. “Ditën e ngjarjes, nëna kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin”, tha Oltioni. Vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat