E-learning në mjekësi, Rama: Merr fund sporti i hileve, për të prezantuar letra dhe certifikata - Bota Sot
E-learning në mjekësi, Rama: Merr fund sporti i hileve, për të prezantuar letra dhe certifikata

Shqipëria

E-learning në mjekësi, Rama: Merr fund sporti i hileve, për të prezantuar letra dhe certifikata

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e cilëson si moment historik në zhvillimin e mëtejshëm të shëndetësisë shqiptare.

Duke folur ditën e sotme në konferencë ‘e-learning’ në mjekësi, ai tha se askush nuk i ikën dot kësaj platforme, duke thënë se nuk është edukim në distancë, por se përmes saj merr fund sporti i hileve në fushën e shëndetësisë për të prezantuar letra dhe certifikata.

“Me këtë platformë askush nuk mund ti shmanget dot edukimit në vazhdim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet. Përbën një sistem sigurie, i provuar botërisht dhe ajo që mbetet për të parë është se si do e transformojë botën dixhitale, duke u shtrirë në të gjithë sistemet e ndërveprimeve njerëzore”, u shpreh Rama.

Ai lajmëroi përgatitjen e një ligji për teknologjinë, duke thënë se ambicia është që të përfitohet nga mundësitë e njëjta që inovacioni iu jep vendeve, pavarësisht shkallës së tyre të zhvillimit.

Sipas tij kalimi nga shëndetësia elektronike dhe dixhitale është një proces i gjatë, por nënvizoi se tashmë çelet një shteg dhe se nuk bëhet fjalë për një sistem vetëm të pamanipulueshëm ku profesionistët e shëndetësisë nuk do mund t’ia hedhin me hile dhe se bëhet fjalë për një sistem cilësie shumë të lartë, i cili do të lehtësojë procesin e edukimit në vazhdim të gjithë profesionistëve të shëndetësisë.

Po ashtu deklaroi se sistemi, do të tregojë gjithçka ndodh në fushën e shëndetësisë dhe se do mund t’iu thuhet shqiptarëve se profesionistët e shëndetësisë shumë shpejt do të jenë në një nivel tjetër për nga shkalla e njohurive dhe aktualizimi i njohurive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...