Vasili i numëron faktet Ramës: Të tallin, mos lexo ç’të shkruajnë - Bota Sot
Vasili i numëron faktet Ramës: Të tallin, mos lexo ç’të shkruajnë

Shqipëria

Vasili i numëron faktet Ramës: Të tallin, mos lexo ç’të shkruajnë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:10
Petrit Vasili dhe Edi Rama

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ramës të bëra sot gjatë prezantimit të platformës “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë, duke i kujtuar VKM e 2008 për ngritjen e Edukimit në Vazhdim dhe duke i publikuar edhe foton e Inaugurimit të Telemjeksisë.

“Kur flet Shkollëpaku për shëndetësinë të gjithë qeshin!! Sot shkollëpaku në kuturisjen e tij të çartur të radhes u shfaq të fliste prap për shëndetësinë. Sa herë që ky flet për shëndetësinë të gjithë vetëm qeshin,disa me zë të fortë,disa me zë të ulët,disa me një buzëqeshje të brendeshme,por ama të gjithë qeshin dhe shumë bile. Sot shkollëpaku me sebepin e e-learning këputi folklor analfabetësh sa mundi.

Tha që po lufton hilet e mjekëve në edukimin në vazhdim, mirë që nuk tha do ti fusim në burg ata mjekë, që nuk përmbushin edukimin në vazhdim. Na tha shkollepaku, që kjo mjeksia e tij s’ka të krahasuar me atë të 5-6 vjet përpara. Por meqë të tijtë e tallin si gjithmonë dhe ky përsërit si papagall cfarë i shkruajnë, hajt ti kujtojmë ca gjëra. Se është turp i madh që Shqipëria të ketë një elifmatrak të tillë në krye të qeverisë,që vetëm gënjen dhe këput brockulla për shëndetësinë”, u shkruan Vasili.

“Të tallin… je nja 10 vjet prapa…”- shkruan Vasili, teksa i numëron faktet për punën që është bërë para qeverisë së tij.

“Së pari: Edukimi në vazhdim u ideua dhe filloi të funksionojë që në vitin 2008 dhe që në gusht 2010 ishte funksionues: “Plani kombëtar dhe planifikimi individual i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë”.

Së dyti edukimi në vazhdim nuk është thjesht një detyrim,por shumë më shumë se kaq ai është frymë tërësore sistemike për t’ju rikthyer fort dijes mjeksore në të gjitha format e përvehtësimit të saj.

Së treti E- learning është vetëm një prej instrumenteve,ndërsa puna individuale dhe ajo kërkimore shkencore është një botë kaq e madhe dhe e larmishme dhe me kaq shumë forma, sa që ulëritja analfabete e kryeministrit për vetëm njërën prej tyre, e bën të duket si indianët e amerikës,që habiteshin dhe shkëmbenin një copë xhami me flori.

Së katerti: e- learning nuk është xhandari i sistemit të edukimit në vazhdim, por është e përsëris një instrument në funksion të sistemit.

Së pesti: shkollëpaku foli edhe gjoja për botime gjithëfarësh të mjekëve, që sipas tij nuk kanë vlerë dhe që janë kot.Ky analfabet nuk e di që çdo revistë mjeksore ka rankimin e saj pra vlerën e vet në graduatorin shkencor të vlerës.

Pra vlerën e një botimi nuk e cakton shkollëpaku në Shqiperi dhe qeveria e tij,por standarti botëror i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë.

Së gjashti:me që ky përmend telemjeksinë si vepër të tij. Telemjeksia është një projekt kombëtar i insuguruar që në shtator 2011 me mbështetjen e financimin e SHBA nëpërmjet USAID dhe nuk është bërë nga ky shkollëpak.

Së fundi: për shkollëpakun shëndetësia është nje hicgjë,pa vlerë dhe pa rëndësi aq sa edhe e katandisi nga një Ministri e plotë dhe funksionuese në një kat mizerabël brenda Ministrisë së Punës. Kaq për sot shkollëpak, se edhe kaq vështirë se i kupton ti.

P.S.shkollëpak ke edhe me foto VKM e 2008 për ngritjen e Edukimit në Vazhdim dhe foton e Inaugurimit të Telemjeksisë”, përfundon Vasili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...