Murrizi: Dosjet e krimeve të komunizmit të jenë të hapura për të gjithë

Shqipëria

Murrizi: Dosjet e krimeve të komunizmit të jenë të hapura për të gjithë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:07
Muslim Murrizi

Deputeti Muslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke folur për raportin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për vitin 2018, u shpreh se historia duhet parë realisht si ka qenë dhe dosjet e krimeve të komunizmit duhet të jenë të hapura për të gjithë.

Sipas Murrizit, shifrat dhe realiteti janë pak ndryshe, ndërsa tha se institucionet përkatëse nuk po japin informacion për të fshehur politikanë të cilët kanë qenë kontribues gjatë viteve të diktaturës komuniste.

“Ligji që funksionon për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, një ligj i ndërtuar nga komunistët e të gjitha palëve, është një ligj hipokrit. Ky ligj ka të sanksionuar se Instituti nis punën studimore nga dita 28 apo 29 nëntor 1944’, jo në vitin 1939 kur nisi lufta apo vitin 1941 kur u krijua Partia Komuniste”, – tha Murrizi.

“Ajo që unë do doja nga Instituti realisht, si një njeri që kam ardhur në politikë në dhjetor të vitit ’90 për të përmbysur regjimin e komunist, si një person që s’më ka lidhur asgjë me komunizmin, do doja që shqiptarët të mos vazhdojnë dhe 29 vite të lexojnë historinë e shkruar nga fituesit, që pushtuan shqiptarët në 29 nëntor 1944”, – vijoi Murrizi.

“Mbi 5000 shqiptarë u pushkatuan pa gjyqe, se shanin partinë me barkun bosh. Partia komuniste u krijua në 41’ dhe nuk bëhen debate me historinë reale, por debate bëhem mbi historinë falco dhe detajeve pa vlerë. Sipas jush, sot kemi 28 000 dëshmorë, ndërkohë që nga ushtria italiane ranë në vendin tonë 314 italianë nga viti 1939 deri në vitin 1943. 123 ishin gjermanë të rënë e të vdekur. Dhe këto 400 e pak ushtarë të huaj na paskan vrarë 28 000 partizanë trima shqiptarë, ndërsa kemi pasur 75 000 partizanë sipas historisë, pra na është vrarë 40% e ushtrisë, ça ushtrie është kjo? Sipas kësaj historie i bie që një italian apo gjerman të ketë vrarë rreth 70 partizanë”, – tha Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat