Berisha: Kam fotografi të Ramës duke marrë drogë

Shqipëria

Berisha: Kam fotografi të Ramës duke marrë drogë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:56
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion” kur tha se kishte dhjetëra foto ku Edi Rama merr drogë. Gazetarët në studio e sfiduan që t’i publikojë ato dhe ish-kryeministri ka nxjerrë disa foto që në fakt qarkullojnë prej kohësh online dhe që ka pak gjasa të jenë origjinale.

“Është e njohur që është përdorues droge. A do t’ju jap foto duke pirë drogë? Nuk janë fotomontazh këto. Jeni të vetmit në botë që e thoni këtë. Shikoni çfarë thith përballë Vangjush Dakos. Për ta përgënjeshtruar le të vijë të bëjë testin e drogës”, – shtoi ish-kryeministri.

Një javë më parë Rama tha se e bënte testin e drogës nëse ai vetë, Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi do të bënin vetingun e pasurisë, por Berisha u përgjigj se ai e ka ligjin në parlament dhe nuk ka vullnet ta votojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat