Balliu: Rama është në test, letra e fundit ishte provokim

Shqipëria

Balliu: Rama është në test, letra e fundit ishte provokim

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:50
Klevis Balliu

I ftuar në studion e lajmeve në News 24, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka komentuar protestën e 25 majit si dhe letrën e fundit të kryeministrit Edi Rama, drejtuar liderit demokrat, Lulzim Basha.

Balliu u shpreh se kryeministri Edi Rama është në test dhe se letra e sjellë nga ai do t’i vërë flakën pushtetit të tij.

“Rrugë tjetër për Edi Ramën, nuk ka. Nuk ka asnjë mënyrë, apo cep apo dialog që e nxjerr Edi Ramën kryeministër. Sot, ai është në test. Letra e fundit që ai solli, ishte një turp dhe një provokim i pastër për datën 31.

Rruga që ka zgjedhur nuk do bëjë asgjë tjetër veçse do t’i vëjë flakën pushtetit të tij. Nëse ai mendon se mendon se do mund të lozë me ndjenjat, sakrificat dhe fëmijët e këtyre banorëve me disa letra, bën shumë gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat