Nismë për kufizimin e kimikateve

Shqipëria

Nismë për kufizimin e kimikateve

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:56
Ilustrim

Ministria e Turizmit do të ndërmarrë një nismë për kufizimin e kimikateve, duke nisur së pari nga krijimi i një ambienti dhe vendosja e një eksperti për këtë çështje. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se së pari nevojitet një ligj i posaçëm për kimikatet në Shqipëri.

Kimikatet në Shqipëri do të kufizohen. Përdorimi apo importimi i tyre pritet të rregullohet me një ligj të veçantë të përafruar me atë të BE.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit të mbajtur në bashkëpunim me agjencinë suedeze të kimikateve, tha se në ambientet e Ministrisë do të krijohet një zyrë enkas për menaxhimin e kimikateve.

Ministri Klosi tha se përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë europian për kimikatet është thelbësore në plotësimin e hapave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministri u shpreh se në Shqipëri ka një sistem jo të mirë të menaxhimit të mjedisit, çka e bën vendin tonë të jetë shumë larg asaj se çfarë ndodh në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat