Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me ish deputetë dhe krerë degësh në selinë blu, ku i porositi, jo vetëm të ftojnë të gjithë biznesin në protestën kombëtare të 2 qershorit, por edhe të njihen me programin për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Kështu, përfaqësuesit e PD kanë nisur menjëherë nga puna, ndërsa kanë bërë publik edhe programin emergjent me gjashtë pika, si më poshtë:
Ulet çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin
Ulet me 30 lekë/litër çmimi i karburantit
Ulen taksat dhe tatimet për biznesin e vogël
Dyfishohet buxheti për arsimin e lartë
Ulet tatimi për biznesin e madh dhe industrinë prodhuese
Rritet kujdesi për pensionistët dhe familjet në nevojë