Basha publikon albumin nga protesta e djeshme: Asamble madhështore, nuk hedhim asnjë hap pas

Shqipëria

Basha publikon albumin nga protesta e djeshme: Asamble madhështore, nuk hedhim asnjë hap pas

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:19
Protesta

“Ne nuk hedhim asnjë hap pas!”, keshtu thekson sot lideri i opozites, Lulzim Basha, teksa poston nje album me fotot e protestes se mbremshme para Kryeministrise. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Basha thekson se “Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë”

Postimi i Bashës

Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!
#8Qershor #ShqipëriasiEuropa

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat