15 vjeçarin e përplasin me makinë natën e Kadrit, shoferi e lë në kanal

Shqipëria

15 vjeçarin e përplasin me makinë natën e Kadrit, shoferi e lë në kanal

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:46
15 vjeçari nga qyteti i Kukësit

Një 15 vjeçar nga qyteti i Kukësit është përplasur gjatë natës që lamë pas nga një makinë.

Ngjarja nuk dihet se ku ka ndodhur me saktësi, ndërsa faqja ‘Kukësi Jonë’, bën me dije se i riu është hedhur në kanal dhe nuk i është dhënë as ndihma e parë.

Ai momentalisht po lufton për të qëndruar në jetë, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ja çfarë shkruhet te Kukësi Jonë:

Sherim sa më të shpejtë bro, kushdo që përplas në natën e Kadrit një femijë 15 vjeçar dhe e lë në kanal, largohet me shpejtësi nuk mund të quhet njeri…Uroj t’a lexosh postimin tim dhe t’i kërkosh falje Zotit dhe familjes , përbindësh!!

Sensibilizohuni patriot kur vozitni me makinë dhe mos lini në rrugë vllezerit tanë nesër ose pasnesër mund të jeni ju viktima.

Vëllau jonë nga Kukësi ndodhet në gjendje të rëndë i shtypur me makinë dhe nuk dihet se kush e ka shtypur!

Zoti të ruajt dhe të shpëtoft vlla!

Gabime bëjnë të gjithë në timon por njeriu në kanal e në rrugë kurrë nuk duhet lënë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat