Basha: Punësimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit, prioriteti ynë kryesor

Shqipëria

Basha: Punësimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit, prioriteti ynë kryesor

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:14
Lulzim Basha

Në vijim të vizitës së tij në Gjermani, kryedemokrati Lulzim Basha presidenten e sapo zgjedhur të Këshillit Ekonomik te Gjermanisë Astrid Hamker dhe zëvendës Presidentin Friedrich Merz, njëkohësisht CEO i BlacRock Inc, Fondit më të madh të investimeve në botë.

Në përmbyllje të takimeve Basha tha se pati mundësinë të diskutonte për zgjerimin e bashkëpunimit.

“Gjeta mbështetje të plotë për të na asistuar me ekspertë dhe eksperiencën e tyre gjatë detajimit të programit tonë ekonomik dhe nesër në qeverisje për të nxitur investitorët gjermanë të shqyrtojnë Shqipërinë si destinacion të investimeve të tyre. Ne do të ngremë grupe të përbashkëta pune me qëllim bërjen realitet të objektivit tonë për ta bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet gjermane në veçanti dhe të huaja në përgjithësi, për të rritur punësimin me paga dinjitoze dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Basha.

Ai thotë se për programin ekonomik të Partisë Demokratike dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë, diskutoi edhe me Thomas Bareiss, Sekretar Shteti i Parlamentit në Ministrinë Federale Gjermane për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë dhe me Dr. Jürgen FRIEDRICH, President dhe drejtor ekzekutiv i Germany Trade&Invest, korporata federale për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve gjermane në botë.

“I njoha me programin tonë për taksën e sheshtë 9%, me paketen anti oligarki dhe anti-korrupsion që do të rrisë konkurrencën e ndershme dhe luftojë korrupsionin e përhapur kudo. Vetëm vitin e kaluar janë larguar nga Shqipëria qindra sipërmarrje europiane prej problemeve në lidhje me konkurrencën, zbatimin e ligjit, pronësinë, dhe paqëndrueshmërinë e politikave fiskale. Po kështu çdo ditë mbyllen rreth 50 biznese vendase prej korrupsionit, klientelizmit oligarkik të pushtetit dhe politikave të dështuara fiskale e mungesës së vizionit ekonomik”, deklaron kryedemokrati.

Ai shpreh vendosmërinë për ti dhënë fund këtyre plagëve dhe të krijohet në Shqipëri një klime të favorshme për investimet vendase dhe të huaja dhe “për këtë mora mbështetjen e miqve dhe partnerëve gjerman. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit janë prioriteti ynë kryesor”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat