Përgjimet e Bild, LSI: U vërtetua se Rama nëpërmjet krimit shantazhon qytetarët

Shqipëria

Përgjimet e Bild, LSI: U vërtetua se Rama nëpërmjet krimit shantazhon qytetarët

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:39
Endrit Braimllari

Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti nga radhët e LSI kanë komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

“Përgjimet zyrtare të prokurorisë vërtetuan se si Edi Rama nëpërmjet strukturave të krimit te organizuar shantazhon, dhunon dhe deformon votën e qytetarëve”, shkruan Braimllari në facebook.

Reagimi i Endrit Braimllarit

Pergjimet zyrtare te prokurorise vertetuan se si Edi Rama nepermjet strukturave te krimit te organizuar shantazhon, dhunon dhe deformon voten e qytetareve.

Qeveria e Edi Rames eshte ilegjitime, buroi nga deformimi i votes nepermjet strukturave kriminale.

Edi rama eshte i marre peng nga krimi i organizuar dhe sot Shqiperia drejtohet nga nje ushtar i krimit.
Deputete, kryetare bashkie, kryetaret e partise, drejtoret, punonjes te administrates, jane te emeruar nga strukturat kriminale dhe kjo e vertetuar nga pergjimet zyrtare te prokurorise.
Sot qytetaret, jane te vendosur te godasin sistemin kriminal me te cilin Edi Rama po drejton vendin.
Qeveria ilegjitime e Edi Rames, lidhja e tij me krimin e organizuar, legjitimon cdo veprim qytetar kunder Edi Rames dhe sistemit te tij.

Reagimi i Edmond Panaritit

Gazeta Bild, është autoritet dhe pushtet në Gjermani! Ajo ka ndikim të madh në politiken gjermane. Ka 1.5 milion kopje fizike të shitura ne dite, ndersa online lexohet nga 25 milione vete. Është Gazeta me e shitur në Evrope.Deri tani kush i është kundervene, e ka paguar me largim dhe shkaterrim të karieres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat