Gazetari lëshon 'bombën': Priten publikime të tjera më të rënda, implikojnë persona shumë të rëndësishëm

Shqipëria

Gazetari lëshon 'bombën': Priten publikime të tjera më të rënda, implikojnë persona shumë të rëndësishëm

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:48
Basir Çollaku

Gazetari i njohur investigativ, Basir Çollaku, i ftuar në “Opinion” ku po diskutohet rreth përgjimeve të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, ka thënë se autori i artikullit Peter Tiede ka informacione të tjera që do bëhen publike shumë shpejt.

Sipas Çollakut, materialet  do të jenë shumë më të rënda dhe do të implikohen persona shumë të rëndësishëm.

“Janë më të të rënda se kaq, gazetari ka materiale të tjera. Ai ka qenë në të gjithë Shqipërinë dhe ka parë shumë më shumë se kaq. Ka materiale që janë zyrtare, që vijnë nga institucione të tjerë, dhe për dosje të tjerë që kanë dhe probleme me politikën dhe implikojnë persona shumë të rëndësishëm”, tha Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat