Rama: Asnjë negociatë, dorëheqjen time e ka në dorë…

Shqipëria

Rama: Asnjë negociatë, dorëheqjen time e ka në dorë…

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 00:42
Edi Rama

Sipas Ramës, Kuvendi është plot me listat e Lulit. “Unë mendoj që dialogu duhet të jetë organik dhe i vazhdueshëm. Negociata se kush qeveris nuk ka, ndërsa për cështje kombëtare, pa diskutim që duhet dialoguar” – deklaroi Rama.

“Nuk negociohen zgjedhjet, kundërshtarët nuk zgjedhin, por hyjnë në garë. Nuk fiton zgjedhje opozita, ndaj nuk hyjnë në zgjedhje” – tha Rama, pa lënë asnjë hapësirë për të kundërtën.

“Unë jam për në tavolinë, por në këmbë jo. Dorëheqjen time e ka në dorë maxhoranca në parlament, ata që më kanë votuar, ose nëse iki unë vetë” – tha Rama, thuajse i prerë në qëndrimin e tij.

“Shqipëria ka një problem për të zgjidhur dhe kjo është vetëm për t’i ënë drejt” – deklaroi Rama, duke argumentuar gjithashtu se shqiptarët nuk mund të udhëhiqen nga liderë të falimentuar.

Rama tha se “opozita deri në datën 30 do jetë nëpër portale, por jo atje ku duhet të ishte”, teksa në fund të bisedës premtoi se “këtu do bëhet shtet, madje duke respektuar rregullat, të cilat duhen zbatuar edhe nga ata që sot janë opozita e rrugës”.

“Berisha bëri namin në 1996, më pas në 1997 bëri hatanë me të vrarë, por edhe në 1998. Më pas në mbrojtje të pushtetit vrau sërish njerëz, duke iu referuar ngjarjeve të 21 Janarit” – përfundoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat