Manjani për Ramën: E shiti Gjushin?! Asnjë çudi. Të gjithë do t'i shesë një e nga një

Shqipëria

Manjani për Ramën: E shiti Gjushin?! Asnjë çudi. Të gjithë do t'i shesë një e nga një

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:13
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, duke komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane "Bild" në lidhje me dosjen "339" deklaroi mbrëmë se Vangjush Dako nuk është më kandidat i bashkisë së Durrësit dhe duhet të përgjigjet për të vërtetën.

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në facebook reagoi

E shiti Gjushin?!

Asnjë çudi.

Të gjithë do t'i shesë një e nga një, siç shiti ministrat e brendshëm dhe jo vetëm...
Kur i afrohet rreziku, shet cilindo, për të shpëtuar veten.

Bëjnë mirë ta mësojnë këtë huq të Tij, të gjithë ata që i shërbejnë verbërisht ende...

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat