Basha thirrje shqiptarëve: Nesër në orën 19.00 të bashkohemi të shporrim Edi Ramën sa më parë

Shqipëria

Basha thirrje shqiptarëve: Nesër në orën 19.00 të bashkohemi të shporrim Edi Ramën sa më parë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:07
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve anembanë Shqipërisë që të bashkohen ditën e nesërme në protestën e madhe që do të mbajë Opozita e Bashkuar përballë zyrës së Ramës.

“Ndaj ju ftoj bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në ora 19 në protestën kombëtare.

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për clirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja.

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj për ta cuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Boll më me Shqiperinë që duan vetem ata që jane në pushtet

Koha është tani per Shqiperine e gjithe shqiptareve!

Te perfitojne te gjithe nga pasurite tona publike

Te ndihen te gjithe zot ne shtepine e tyre

Te kene te gjithe shqiptaret mundesi per mireqenie.

Ta gezojne te gjithe shqiptaret vendin tone te mrekullueshem

Sa më parë të fillojmë t’i bëjmë këto përpjekje realitet, aq më mirë është për njerëzit. Sa më parë të largohet Edi Rama aq më më pak kosto e aq më mirë do jetë për të ardhmen e vendit.”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat