Matthew Palmer rikonfirmon: Dhuna në protesta e papranueshme!

Shqipëria

Matthew Palmer rikonfirmon: Dhuna në protesta e papranueshme!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:22
Lulzim Basha dhe Matthew Palmer

Zhvillimet e fundit në Shqipëri po ndiqen nga afër prej Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një intervistë ekskluzive nga Washingtoni për Top-Channel, Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer jep qëndrimin e qeverisë Amerikane në lidhje me protestat e opozitës dhe disa çështje të tjera.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci” thotë Palmer, i cili në këtë intervistë përcjell një mesazh të ri dhe në mënyrë nominale për kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të LSI Monika Kryemadhi, vetëm pak orë përpara protestës së radhës kombëtare thirrur nga opozita sot ora 19:00.

Palmer flet me detaje për dhunën, hedhjen e molotovit gjatë protestave dhe se kë do të bëjnë përgjegjës SHBA nëse të tilla akte përsëriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat