Çfarë po paralajmëron ish-Presidenti? Nëse fillojnë procedurat për shkarkimin e Metës, të mbrohet Republika

Shqipëria

Çfarë po paralajmëron ish-Presidenti? Nëse fillojnë procedurat për shkarkimin e Metës, të mbrohet Republika

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:48
Ilir Meta dhe Bujar Nishani

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në SYRI TV ka folur në lidhje me situatën politike ku ndodhet Shqipëria.

Duke folur përballë gazetarit Bledian Koka, Nishani është shprehur se me anulimin e datës së zgjedhjeve, presidenti ka ushtruar një të drejtë kushtetuese.

‘Këtë e kam bërë edhe unë duke shtyrë zgjedhjet’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Por ish-presidenti Nishani është shprehur gjithashtu se presidenti duhet të mbrojë Republikën.

‘Nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat