Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me skype në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 deklaroi se përgjimet e “Bild” treguan se në Shqipëri pushteti dhe krimi janë një gjë e vetme.
Po sipas tij, regjimet është e vështirë t’i kalosh me mënyra demokratike.
“Duke u nisur nga përgjimet e Bild neve arrijmë në një pikë ndërgjegjësimi kombëtar dhe ndërkombëtar se këtu tek ne ka ndodhur diçka që i ka bërë të vjetra kategoritë shtet- krim, apo shtet-korrupsion.
Kur arrin një pikë e tillë që e quaj pikë vlimi, grumbullimi i aq shumë krimi bën që të ketë një kalim në një regjim tjetër, pra pushteti dhe krimi janë një gjë e vetme.
Në këtë kuptim jemi në një regjim të krimit, regjimet vështirë se ndryshohen me forma demokratike, është kapur gjithçka nga një dorë”,- tha Lubonja.
Lubonja gjithashtu dha një koment edhe për anullimin e datës së zgjedhje nga presidenti Ilir Meta.
“Shtyrja e zgjedhjeve më duket sikur nuk do ketë sukses. Ka nevojë për një ndryshim radikal sa nuk e sjell dot dialogu me opozitën. Rama ka shkuar aq shumë larg me regjimin e tij, sa regjimi s’mund të largohet me dialog. Të gjitha pushtetet janë kapur nga një dorë e vetme, po tentohet të kapet edhe Presidenti. Regjimet rrëzohem kurse krimi dhe korrupsioni luftohen”, tha Lubonja.