Ceka: Shkarkimi i Metës një shaka e "teatrit te kukullave"

Shqipëria

Ceka: Shkarkimi i Metës një shaka e "teatrit te kukullave"

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:12
Neritan Ceka

Politikani Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” u shpreh se rezoluta e PS-së për shkarkimin e Mtesës, është një shaka e “teatrit të kukullave”.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Si do ta fotografojnë Shqipërinë nëse ne pas disa ditësh do të kemi një nisëm të njëanshme pëe shkarkimin e presidentit dhe një ndalim eventual të kryetarit të Paetisë Demokratike nga Prokuroria që e thërret si një e pandehur? 

Ceka: E para është një shaka, sic e morën sot me sportivitet të gjithë shqiptarët këtë rezolutrën e teatrit të kukullave, do marrin edhe shkarkimin e presidentit. Është një indiferencë e plotë ndaj asaj që ndodh në një parlament që nuk është më parlament.

Zheji: Shkarkimi do të jetë faktik?

Ceka: Nuk ka efekt sepse e para duhet të kalojë në gjykatën kushtetuese këtë e kanë mësuar edhe katundarët që po nuk kaloi në gjykatën kushtetuesenuk ka efekt.  

Ajo që po nodh është që duke pritur Godonë ndërkombëtaret ju siguroj që nuk kanë për të ardhur do shkojmë drejt një rreziku që kësaj radhe është vertikal. Jo më horizontal sic ishte në ’97. Kjo në 1 korrik zotëria nuk do të ketë mundësi të mbajë fjalime nëse do e marri kështu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat