Serverat e doganave në Shqipëri kanë dalë jashtë funksionit.
Raportimet e fundit, bëjnë me doje se kjo situatë ka shkaktuar kolaps në pikat kufitare.
Ë njëjta situatë problematike është edhe në doganën e Kapshticës në jug të vendit. Ndërsa, dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara pasi nuk kryejnë dot zhdoganimin.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë nxjerrë serverat jashtë funksionit.
Kamionët e mallrave dhe trajlerat në hyrje kane probleme me zhdoganimin prej gati 6 orësh, nga Greqia për në Shqipëri ndërsa nga Shqipëria në Greqi nuk ka problem. Ndërsa për mjetet e vogla nuk kanë probleme.