Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Bishan të Vlorës dhe sipas informacioneve dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.
Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë edhe zjarrfikësja, ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar.