Shoqërimi i Dhurata Çupit/ Kryemadhi-Ramës: Mos guxo të prekësh gra dhe zonja politikane!

Shqipëria

Shoqërimi i Dhurata Çupit/ Kryemadhi-Ramës: Mos guxo të prekësh gra dhe zonja politikane!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:29
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas shoqërimit në komisariatin e Metit ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

“Edi Rama mbaji larg duart dhe veglat e tua qorre nga qytetarët që mbrojnë të drejtën e tyre. Mos guxo të prekësh gra dhe zonja politikane që janë në të drejtën e ligjit dhe të qytetarëve”, shkruan Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo paralajmëron se fundi i kryeministrit është shumë afër: “Ti që ke merakun e reformës dhe të frikës së opozitës për të, je sot më i rrezikuari nga zemërimi i popullit. Dhe mbaje mend nga fallxhorja (jo nga ajo që vjen të sheh horoskopin në zyrë e që e paguajnë të të gënjejë), nuk e ke të largët ditën kur do të të duhet të zgjedhësh mes parave që ke vjedhur këto 21 vjet dhe kokës tënde. Po për këtë, për fat të keq nuk ka fallxhore të të ndihmojë, është një vendim që do ta marrësh vetë dhe shpejt!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat