Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku takoi në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme përfaqësues të Prokurorisë gjermane, përfaqësuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Mynihut, Gjermani, Reinhard Röttle, drejtuesi i Prokurorisë së Mynihut, Georg Freutsmiedl, drejtuesi i Prokurorisë së Landshut, Alfons Obermeier si dhe drejtues të tjerë të këtyre prokurorive.
Qëllimi i takimit ishte ndërtimi i një marrëdhënie pune më të mirë mes institucioneve, dhe forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet e drejtësisë kriminale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, çështjet për diskutim u përqendruan në hetimet lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.