Meta takoi ish-presidentin francez, Nikolas Sarkozy

Shqipëria

Meta takoi ish-presidentin francez, Nikolas Sarkozy

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 20:00
Ilir Meta dhe Nicolas Sarkozy

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot me homologun e tij francez, Nikolas Sarkozy.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta në një postim në rrjetet sociale, ku thekson se në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca.

Postimi i Metës: 

Kënaqësi të takoja sot ish-Presidentin e Republikës së Francës, z.Nicolas Sarkozy.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca.

Presidenti Francez, Nikolas Sarkozy gjendet në Shqipëri në kuadër të turit që bashkëshortja e tij, Carla Bruni do të mabjë në Sarandë. Më herët Sarkozy është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat