Rama ironizon Bashën: I jam lut atij njësoj si të ishte Zhuljeta

Shqipëria

Rama ironizon Bashën: I jam lut atij njësoj si të ishte Zhuljeta

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:09
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama duke folur nga Durrësi tha se qytetet e drejtuara nga Partia Socialiste, janë model për tu krenuar, ndryshe sipas tij nga ato të Partisë Demokratike që janë pis (ku si shembull mori Shkodrën).

“T’i themi kujtdo shiko çfarë bëjmë ne kur drejtojmë një bashki, shiko çfarë bëjnë këta të tjerët. Ne mund t’i tregojmë me krenari qytetet tona, po ju më tregoni një qytet të drejtuar nga demokratët dhe më thoni ia vlen t’ua japësh votën përsëri? Bashkitë e drejtuara prej PD janë pis. Është e paimagjinueshme sa e pistë është Shkodra, të mos hysh tek të tjerat pastaj. Kjo është çështje njerëzish që e duan pastërtinë dhe të tjerë që jetojnë më mirë në pisllëk”,- tha Rama.

Rama nga qyteati bregdetar ironizoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike ku tha:

“Ata ikën nga parlamenti dhe poshtë zyrës time ngritën bunker plastmasi, vinte Luli këndonte himnin. Në fakt, për hir të së vërtetës nuk këndonte vetë, kishte një tenor. Pastaj mbante fjalim, ikte në drekë flinte, se po të mos flinte. nuk ia mbante dot atij. Thoshin të njëjtat gjëra: Rama ik..të gjithë i luteshin, BE, ndërkombëtarët. Në fund i ngela vetëm unë se të gjithë u dorëzuan na thanë futuni vetëm në zgjedhje. Unë nuk u dorëzova.. Aq nuk u dorëzova sa shumë nga njerëzit rreth e rrotull nuk e kuptonin pse i lutesha aq shumë. E kam thënë dhe e përsëris: I jam lut atij njësoj si të ishte Zhuljeta, siç nuk do i isha lutur kurrë gjithë nimfave të detit të Durrësit. Në fund fare u morëm vesh… mori gjithçka që i deshi zemra gjysmën e qeverisë…”,- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat