Pak ditë para 30 qershorit, Zef Bushati ka një mesazh për të gjithë shqiptarët - Bota Sot
Pak ditë para 30 qershorit, Zef Bushati ka një mesazh për të gjithë shqiptarët

Shqipëria

Pak ditë para 30 qershorit, Zef Bushati ka një mesazh për të gjithë shqiptarët

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:36
Zef Bushati

Kreu i Aleancës Demokristiane Zef Bushati i ftuar në emisionin “Arena” teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit i adresoi një  mesazh të gjithë shqiptarëve.

Zef Bushati: Të gjithë qytetarët shqiptarë nuk duhet të dëgjojnë se çfarë thotë Rama, Basha. Duhet të mësohen të dëgjojnë se çfarë thotë ligji. Duhet të respektojmë të gjithë ligjin. Data 30 është data e respektimit të ligjit. Po të shohësh qëndrimin amerikan edhe atë të BE është një qëndrim në mbështetje të ligjit, kërkon të respektojë ligjin, që të vijë edfhe në Shqipëri ajo praktikë e ligjit që e kanë të gjitha vendet e Europës.

Se çdo të ndodhi në datën 1... Kush do të shkojë të votojë le të shkojë. Kush nuk do të votojë nuk do të votojë, secili është i lirë që ta shpehi vullnetin. Por ama nuk ka asnjë motiv që shqiptarët të grinden dhe përplasen me njeri-tjetrin për interesa të ngushta të  dy udhëheqësve politikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...