Kryeministri e refuzoi, Meta takon nesër Bashën - Bota Sot
Kryeministri e refuzoi, Meta takon nesër Bashën

Shqipëria

Kryeministri e refuzoi, Meta takon nesër Bashën

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:59
Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetari i Opozitës, Lulzim Basha do të zhvillojnë një takim nesër në orën 09:00 për të diskutuar për situatën politike në vend.

Ndërkohë kjo ftesë është refuzuar nga Kryeministri Edi Rama.

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00", thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit.

Po ashtu, zëdhënësi i Presidentit thotë se "Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...